Gjakovë: Iu gjetën mbi gjysmë kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgim për të pandehurin NULL NULL 08.10.2024 16:53 08.10.2024 16:53 Arkiv: Prokuroria Themelore në Gjakovë Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll. Sipas prokurorisë, të hënën në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë është gjetur lëndë narkotike e llojit marihuanë e ndarë në disa qese plastike që në total ka peshën e 668.9 gram. Në kumtesë thuhet se janë gjetur edhe të holla në vlerë prej 500 euro, një telefon, dhe një peshore digjitale, të cilat të gjitha janë sekuestruat në vendin e ngjarjes, raporton Klankosova.tv. “Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së”, tha prokuroria. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 4 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë