Gjakovë: E mitura dyshohet se u sulmua seksualisht nga djali i dajës NULL NULL 06.11.2023 23:10 06.11.2023 23:10 Foto nga Arkiva: Policia e Kosovës Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur të premten e 27 tetorit në Gjakovë. Një vajzë e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një person i moshës madhore. E pas disa ditësh, të dielën e 5 nëntorit i dyshuari u arrestua. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia. “Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar”, tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj. Elezaj theksoi se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Klankosova.tv mëson se i dyshuari i moshës madhore (18-vjeç), është djali i dajës së viktimës, vajzës së mitur (16-vjeçare). Rasti është inicuar nga Prokuroria si “Sulm seksual”.