Gjakovë: Dorëzohet një person në polici, me vete kishte granatë dore NULL NULL 24.02.2026 09:04 24.02.2026 09:04 foto ilustruese Një person është dorëzuar në polici në Gjakovë në lidhje me veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Rasti kishte ndodhur më 25 janar, kurse i njëjti u dorëzua të hënën. I dyshuari kishte me vete edhe një granatë dore. Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i deminimit të cilët kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.