Gjakovë: Burri tenton ta vrasë një tjetër me sëpatë NULL NULL 28.06.2022 09:56 28.06.2022 09:56 Një burrë ka tentuar ta vrasë një tjetër me sëpatë. Viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në Gjakovë të hënën. Policia në vendin e ngjarjes nuk e ka gjetur personin e dyshimtë i cili gjendet në arrati. VRASJE NË TENTATIVË Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet.