Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Vodhi në një bastore para 10 vjetësh, dënohet me 11 vjet burgim

NULL NULL
09.08.2023 14:32
Çekiqi

11 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë ndaj B.N.

Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Themelore e Gjakovës, ndaj të pandehurit i cili kishte bërë grabitje në vitin 2012 në një pikë bastoreje.

“Me datën 09 qershor 2013, rreth orës 10:18 minuta, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘’E.L.’’, ku ka punuar i dëmtuari F.P., tani i ndjerë, me përdorimin e forcës fizike ka sulmuar të dëmtuarin-tani të ndjerin dhe më pas i përvetëson dymijë (2000) euro”.

“Me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me tani të dënuarin F.Gj., ka hyrë në bastore për të lozur në aparatin e lojërave të fatit, ku F.Gj., qëndron tek dera e hyrjes së bastores, ndërsa i pandehuri e godet njëherë pas koke me grusht të dorës së djathtë të dëmtuarin F.P.,tani i ndjerë, i cili nga goditja rrëzohet në tokë, humb vetëdijen atëherë nga xhepat e pantallonave i pandehuri ia merr të hollat, në atë mënyrë me tani të dënuarin F.Gj., largohet me të shpejtë në drejtim të panjohur, duke e lëne te dëmtuarin tani i ndjerë pa vetëdije”, thuhet në aktgjykim përcjell Klankosova.tv

Ky rast ishte i kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës.

lajme të ngjashme