Gjakovë: 13-vjeçarja sulmohet seksualisht nga një burrë NULL NULL 01.04.2024 16:48 01.04.2024 16:48 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Një 13-vjeçare ka raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga policia. I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit. “I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, u tha nga ky institucion. Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”. Raportohet se rasti ka ndodhur pasi që viktima ishte takuar me të dyshuarin. Sipas dëshmisë së të miturës, 22-vjeçari kishte tentuar ta prekte në vendet intime, derisa ishin në veturë.