Gjakovari tenton t’i korruptojë me para policët në Shqipëri NULL NULL 26.05.2025 15:02 26.05.2025 15:02 Një 38-vjeçar nga Gjakova është proceduar penalisht në Durrës, pasi tentoi të korruptonte një polic rrugor për të shmangur një masë administrative. Ngjarja ndodhi në rrugën “Pavarësia”, ku drejtuesi i një autobusi u ndalua nga Policia Rrugore pasi po përdorte celularin gjatë vozitjes. Në përpjekje për të mos u gjobitur, ai u përpoq t’i jepte para punonjësve të policisë, transmeton Klankosova.tv. “Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë së Shqipërisë në Facebook.