Gjakova do të luftojë për të bronztën në Portugali NULL NULL 16.04.2021 16:28 16.04.2021 16:28 Xhudistja Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. “Pas një ‘lufte’ maratonike, xhudistja jonë u mund nga portugezja, Telma Monteiro, kategoria -57 kg”. “Në luftën për medaljen e bronztë takohet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë” , thuhet në njoftimin e Komiteti Olimpik të Kosovës.