Girona po ia prish Spanjës hesapet në Ligën e Kampionëve NULL NULL 27.11.2024 21:23 27.11.2024 21:23 Girona ishte padyshim ndër befasitë më të mëdha të vitit të kaluar kur arriti të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, klubit modest spanjoll nuk po i ecën mirë në garën më të madhe për klube. Me humbjen e sontme nga Sturm Grazi ata janë bërë klubi i parë spanjoll me katër humbje në pesë ndshjet e para në këtë garë.