Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Girona mbetet lidere e Spanjës, fiton sërish me përmbysje

NULL NULL
04.11.2023 15:59

Girona ka fituar sërish me përmbysje të rezultatit, këtë herë ndaj Osasunas, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Të parët në epërsi mysafirët me anë të Martin, në minutën e 16′. Golin për Osasunan e barazoi Budimiri, në minutën e 25′.

Me këtë rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Budimir e dyfishoi epërsinë e vendasve. Në lojë u kthye Girona me anë të Dovbyk, i cili e barazoi rezultatin në 2-2.

Për golin e tretë dhe për epërsinë e mysafirëve për herë të dytë në ndeshje e realizoi Tsygankov, në minutën 80′.

Golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi Garcia, në minutën e 90′, për rezultatin 2-4.

Girona pas fitores mbetet në vendin e parë me 31 pikë, pas 12 ndeshjeve. /Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme