Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Girona fiton me përmbysje ndaj Almerisë

NULL NULL
22.10.2023 18:28

Girona ka shënuar fitore ndaj Almerisë me rezultat 5-2, në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Leo Baptistao, në minutën e 2’, teksa i njëjti lojtar shënoi edhe njëherë në minutën e 24, për t’ia dhënë epërsinë prej dy golave Almerisë.

Megjithatë, Girona e përmbysi rezultatin brenda gjashtë minutave. Fillimisht realizoi Ivan Martin, në minutën e 37, teksa Artem Dovbyk, dy minuta më vonë e barazoi rezultatin.

Dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Dovbyk e kaloi për herë të parë në epërsi Gironan.

Në pjesën e dytë, Savio e thelloi epërsinë e Gironas, me një gol në minutën e 71’.

Ndërkohë, fitoren e Gironas e vulosi Cristhian Stuani, në minutën e 85’, për rezultatin final 5-2.

Girona pas 10 xhirove renditet në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara, me pikë të njëjta me Real Madridin që pozicionohet në vendin e parë. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme