Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Girl online” edhe në gjuhën shqipe

NULL NULL
09.09.2015 08:56

Një nga librat më të suksesshëm të këtij viti në Angli vjen edhe në shqip. “Vajza Online” rrëfen në shqip nga shtëpia botuese “Botart”, ndjenjat e saj të fshehta, djemtë, familjen e saj të krisur, dhe çdo çast të jetës së saj.

Zoe Sugg, e njohur si Zoella, është një blogere me video (vloger) nga Brajtëni i Britanisë së Madhe. Video-postimet e saj për bukurinë, modën dhe stilin e jetesës, i kanë sjellë miliona të abonuar në YouTube, me shikues që sa vijnë e shtohen nga muaji në muaj.

Ajo fitoi çmimin Cosmopolitan Blog Award për Blogun më të Mirë të Bukurisë dhe vijoi me Vlogerja më e Mirë e Bukurisë. Zoe ka marrë edhe çmimin Vlogerja më e Mirë Britanike në Radio Teen Awards, çmimin e Të Përzgjedhurës së të Rinjve Nickelodeon si vlogerja më e pëlqyer e Britanisë së Madhe dhe kandidonte si Ylli i Rrjetit për Modën e Bukurinë në Teen Choice Awards. Dedikimi i autores

Vajza_Online_55d2edeed6c87
Dua t’ia kushtoj këtë libër të gjithë njerëzve që më ndihmuan ta bëja realitet. Të gjithë atyre që ndjekin kanalin tim, që shikojnë videot e mia dhe lexojnë blogun tim, qofshin ndjekës besnikë që nga viti 2009, ashtu si edhe ata që e zbuluan dje.

Mbështetja juaj është gjithçka për mua. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj se sa shumë e dua cilindo prej jush, pasi pa ju këtë libër nuk do ta kisha në duar./ Shqiptarja.com

 

 

lajme të ngjashme