Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gëzohet Kosova kësaj here, u tregua shumë e fortë kundër Qipros

NULL NULL
09.09.2024 19:56

Për dallim me ndeshjen me Rumaninë të cilën e humbi, Kosova kësaj here doli fitimtare.

Ajo e mposhti Qipron, me rezultat 0-4, raporton Klankosova.tv.

Dardanët i treguan dhëmbët që në fillim të përballjes. Vedat Muriqi shënoi gol në minutën e nëntë, gjatë një penalltie.

Muriqi u tregua sërish i zoti, në minutën e 21-të. Ai e futin topin në rrjetën e kundërshtarit, me kokë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-2.

Nuk kaluan fort minuta të pjesës së dytë, kur Kosova sërish e tundi rrjetën e Qipros. Albion Rrahmani dha gol në minutën e 48-të.

Kosova u gëzua për herë të katërt kur në minutën e 55-të, Lumbardh Dellova dha golin e fundit të kësaj përballjeje e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.

lajme të ngjashme