Gëzim Sveçla sot para gjykatës, pritet të caktohet masa ndaj tij NULL NULL 11.12.2024 12:38 11.12.2024 12:38 Shefi i Asamblistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Gëzim Sveçla, ka dalur sot para gjykatës. Në ambientet e Gjykatës Themelore është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi. “Seanca ka nisur në ora 11:00. Nuk e di ende se a ka përfunduar. Për vendimin do të njoftoheni me kohë”, tha Gashi për Klankosova.tv Sveçla ditë më parë në seancën e Kuvendit Komunal kishte dëmtuar pajisjet elektronike në sallë. Siç merr vesh Klankosova.tv, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak. Vendimi për masën do të dorëzohet pas pak, njofton Klankosova.tv