Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gëzim në “Fadil Vokrri”, Prishtina barazon rezultatin

NULL NULL
24.11.2024 18:21

Prishtina ka barazuar rezultatin kundrejt Ballkanit.

Topin në rrjetë e futi Leotrim Kryeziu, në minutën e 61-të, duke bërë kështu rezultatin 1-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi për “Xhebrailat”.

Mysfairët shënuan gol në minutën e 32-të, ndërsa realizatori është Bleart Tolaj.

Kjo përballje e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, po transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në Kosovë Artmotion, në kanalin Sport 2.

Aktualisht, kampioni në fuqi Ballkani, është në vendin e dytë me 25 pikë. Prandaj fitorja në ndeshjen e sotme do të ishte tejet me rëndësi në luftën për titull.

Ndërkaq skuadra e Prishtinës është në vendin e katërt me 21 pikë.

lajme të ngjashme