Getinjo: Kam hyrë këtu të ju tregoj se nuk jam ‘klloshar’, ashtu siç më paragjykojnë (VIDEO) NULL NULL 09.12.2022 00:55 09.12.2022 00:55 Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur të flasin rreth arsyeve se pse ata zgjodhën të bëhen pjesë e kastit të këtij reality show, që në vendin tonë po realizohet për herë të parë. Mes tyre, mendimin e tij e ka shprehur edhe Getinjo, i cili i ka listuar plot katër arsye se pse është futur në shtëpinë e BBVK-së, njofton Klankosova.tv. Arsyeja e parë duket të jetë pushimi, ndërsa arsyeja tjetër sipas tij është “qëndrimi larg botës së internetit”. Një tjetër arsye sipas Getinjos është paragjykimi që ai merr nga publiku duke u bazuar në projektet e tij muzikore. “Kam ardhur këtu të ju tregoj se nuk jam klloshar, as i pagdhendur, i pakulturuar, i paedukatë ashtu siç e shihni një pjesë prej jush”, ka thënë ai. Arsyen tjetër mund ta mësoni duke shikuar videon në linkun e mëposhtëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.