Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla takohet me homologun e saj turk, në fokus mbështetja për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

NULL NULL
01.07.2024 08:36
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan

Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik, mbështetja në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, ishin temat në fokus të takimit që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, të mbajtur në margjinat e Forumit të Dubrovnikut.

Gërvalla dhe Fidan vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, përfshirë përkrahjen unanime nga deputetët e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell Klankosova.tv.

Një vlerësim i veçantë u shpreh për angazhimin e Turqisë në kuadër të NATO-s dhe KFOR-it, duke e cilësuar si një përkrahje të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ministrja Gërvalla veçanërisht mirëpriti rolin konstruktiv të komandantit turk të KFOR-it në Kosovë.

Në kontekst të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aspiratës legjitime të Kosovës për anëtarësim në NATO, Gërvalla mirëpriti vazhdimin e përkrahjes turke për realizimin sa më të shpejtë të këtij synimi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.