Dhëndri i Kosovës ia siguron kualifikimin në çerekfinale Turqisë NULL NULL 02.07.2024 23:01 02.07.2024 23:01 Turqia është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024 pas një fitoreje dramatike kundër Austrisë me rezultat 1:2. Goli i parë u shënua qysh në minutën e parë të ndeshjes, ku Demiral realizoi nga këndi, e që ishte edhe një nga golat më interesant në këtë Kampionat Evropian. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Turqisë të krijuar në minutën e parë, kurse Demiral shënoi edhe një herë në minutën e 59-të të takimit, njofton Klankosova.tv. Kurse, Austria e ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të me anë të Gregoritschit. Austriakët u lëshuan në sulm gjatë gjithë kohës, ku rastin më të mirë e pati në minutën e 95-të, por goditjen e Baumgartnerit e ndali Gunok, që ishte një nga pritjet më të mira në këtë Euro 2024. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.