Gërvalla: Mbështetja për Ukrainën të jetë e plotë, asnjë kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe NULL NULL 31.10.2024 20:48 31.10.2024 20:48 Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Foto | Printscreen TRT World Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në panelin “Trajtim i Drejtë dhe Human” të Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën theksoi rëndësinë e përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për të ofruar mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme për Ukrainën dhe qytetarët e saj, kthimin e fëmijëve të deportuar dhe lirimin e robërve të luftës si një synim kryesor i kësaj konference. Sipas një kumtese për media, Gërvalla bëri thirrje që mbështetja për Ukrainën të jetë e plotë duke shtuar se asnjë kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme sepse Rusia nuk do të ndalet pa u mposhtur plotësisht, transmeton Klankosova.tv. “Konferenca në Montreal ka mbledhur ministra të jashtëm nga shumë vende të botës për të diskutuar dhe mbështetur paqen dhe trajtimin e drejtë të popullit të Ukrainës, përmes formulimit të një plani të qartë dhe të qëndrueshëm”.