Gërvalla fyen gradën e Haradinajt në luftën çlirimtare, e quan ‘’gjeneral të vetëshpallur’’ NULL NULL 26.01.2025 19:43 26.01.2025 19:43 Mllefi i zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schwarz, ka vazhduar këtë herë ndaj kandidatit për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinajt. Ajo madje ka devijuar aq thellë sa ka fyer gradën e tij, duke e quajtur ”gjeneral të vetshpallur”, transmeton klankosova.tv. ”Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”. ”Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, shprehej ajo nga një tubim në Deçan.