Gërvalla e quan “lajmi i ditës” zgjedhjen e kryesisë së re të KPK-së NULL NULL 13.03.2026 14:25 13.03.2026 14:25 Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se zgjedhja e kryesuesit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, sipas saj, është lajmi i ditës së sotme. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla tha se ky zhvillim i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet tona për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional, transmeton Klankosova.tv. Ajo shtoi se funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është thelbësor për zbatimin dhe thellimin e reformës në drejtësi, si dhe për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial. “Pres që përbërja e re të kontribuojë me përgjegjësi në avancimin e mëtejshëm të reformës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend. Shteti ligjor është realitet vetëm kur ligji e drejtësia sundon mbi çdo ndikim tjetër”, ka shkruar ajo.