Gërvalla: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për policinë e Kosovës NULL NULL 24.09.2023 15:04 24.09.2023 15:04 Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Gërvalla-Schwarz tha se Borrell nuk e tha asnjë fjalë mbështetëse për Policinë e Kosovës. “Si mund të tolerojnë këtë cinizëm anëtarët e BE-së”, tha ajo. Në orët e para të së dieles, në fshatin Banjskë u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti. Rreshteri Bujaku vdiq nga një sulm i organizuar, pasi njësitet policore shkuan për t’i larguar kamionët të cilët i kishin bllokuar rrugët. Sulmet ndaj forcave të rendit ishin konstante. E gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia arriti që ta vrasë njërin prej 30 sulmuesve. Mr. Borrell, really? Terrorists kill police – and you call on “all actors”? Not a word of support for the police? Not even against terrorists? Did you also refer to terrorist attacks in Spain as “hostilities”? What a shame. How can EU members tolerate this cynicism any longer? pic.twitter.com/oQdPhcoE9h — Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 24, 2023