George Clooney rikthehet në një serial televiziv NULL NULL 15.01.2018 11:25 15.01.2018 11:25 Aktori i famshëm, George Clooney, është rikthyer në ekran pas afër dy dekadash me një rol në serialin “Catch-22”, transmeton Klan Kosova. Drejtoresha e Paramount Television, Amy Powell, që në bashkëpunim me Anonymous Content janë duke e realizuar serialin, ka njoftuar për Hollywood Reporter se seriali ka gjashtë episode dhe se Clooney do të përfitojë afër një milion dollarë për çdo episod. Paraqitja e fundit e Clooneyt në një serial ishte në vitet e nëntëdhjeta në “ER”.