Genci Nimanbegu jep dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Malit të Zi NULL NULL 29.10.2023 21:33 29.10.2023 21:33 Presidenti i Forcës, Genci Nimanbegu, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Malit të Zi. E konfirmuar për mediumin malazez “Vijesti” u bë e ditur se Nimanbegu në një letër drejtuar parlamentit, e cila ende nuk është dorëzuar, deklaroi se jep dorëheqjen për arsye politike dhe etike. Në zgjedhjet parlamentare ai ishte mbajtësi i listës së Aleancës Shqiptare. Nimanbegu u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, dhe më pas në zgjedhjet e vitit 2012 dhe 2016. Ai ka shërbyer edhe si nënkryetar i Kuvendit. Ka qenë anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, në Komisionin për Ekonomi, Financa dhe Buxhet dhe anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Gjatë mbledhjes së 27-të të Kuvendit ka qenë: kryetar i Klubit të Deputetëve Shqiptarë; Zëvendëskryetari i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor; anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Komisionit për Monitorimin dhe Kontrollin e Procedurës së Privatizimit, Komisionit për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore dhe Grupit Punues për Hartimin e Ligjit për Parlamentin e Malit të Zi, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.