GDP-ja e Ukrainës rritet me 3.5% NULL NULL 13.02.2024 12:17 13.02.2024 12:17 Prodhimi i brendshëm bruto i Ukrainës u rrit me 3.5% në janar në krahasim me vitin e kaluar, tha ministria e ekonomisë e atjeshme. Rritja pritet të vazhdojë në tremujorin e parë, e nxitur nga përmirësimi i logjistikës për prodhuesit në gjëra të tilla si rrugët e eksportit dhe shpenzimet shtetërore për rindërtimin e infrastrukturës kritike, tha ministria në një deklaratë, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Ekonomia e Ukrainës u shkatërrua nga pushtimi rus më 2022 pasi miliona njerëz u larguan nga vendi, qytetet dhe infrastruktura u bombarduan, dhe logjistika, zinxhirët e furnizimit dhe eksportet u ndërprenë. Në vitin 2022, GDP-ja ra me rreth një të tretën. Por bizneset ukrainase kanë filluar të përshtaten teksa lufta i afrohet kufirit dyvjeçar. Qeveria vlerësoi se GDP-ja u rrit me rreth 5% më 2023 dhe Ministria e Ekonomisë pret që ekonomia të rritet me 4.6% këtë vit.