Gazetarja Emra: U godita me shishe, ma ndaloi frymën NULL NULL 17.09.2023 22:52 17.09.2023 22:52 Gazetarja e Artmotion Ulpiana Emra, ka folur rreth incidentit në palestrën “13 qershori” në Suharekë ku edhe u luajt finalja e Superkupës së baskebollit në mes të Trepçës dhe Pejës. Emra në Sports Show në Klan Kosova tha se është goditur me shishe në shpinë nga ana e tifozëve. ” Momentalisht kam pak dhimbje, kam pasur dhimbje që nga ai moment, e cila ma ka ndalur frymëmarrjen”, tha Emra. Ajo tha se gjendja e saj është stabile dhe se po ndjehet më mirë. Ndeshja Trepça-Peja, u deshtë të ndërpritej për ca momente për shkak të hedhjes së gjësendeve nga tifozët. Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Pejën në finale. Mitrovicasit triumfuan me rezultat të ngushtë 78-76, ndaj pejanëve.