Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia nis hetimet NULL NULL 31.10.2024 15:49 31.10.2024 15:49 Vehbi Kajtazi Gazetarit Vehbi Kajtazi, ka bërë të ditur se sot i është vendosur një gjurmues GPS në veturën e tij. Një video nga afër e pajisjes tregon se bëhet fjalë për një GPS që shërben për gjurmimin e veturave apo automjeteve të tjera. Lidhur me rastin, policia ka ndërmarrë menjëherë veprime. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga organet e rendit përmes zëdhënësit Daut Hoxha. “Është intervistuar gazetari në fjalë dhe këto informacione (edhe një pajisje/dëshmi që sipas informatave fillestare dyshohet të jetë GPS), janë duke u trajtuar në bashkëpunim me prokurorinë për të sqaruar rrethanat dhe dyshimet e tjera, përfshirë këtu edhe angazhimin e profesionistëve të Policisë së Kosovës që merren me trajtimin e mjeteve apo pajisjeve të dyshimta. Për mbarëvajtjen dhe rezultatet e hetimeve që po realizohen në bashkëpunim me prokurorinë, do te njoftoheni me kohe”, tha Hoxha./Klankosova.tv Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi