Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në polici NULL NULL 17.11.2024 09:03 17.11.2024 09:03 Foto nga Arkiva Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa rasti po e cilëson si “kanosje”. “Ankuesi m/k (gazetar) deri sa ka qenë në një emision televiziv ka pranuar sms në rrjetin sociale me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.