Gazetari dhe prezantuesi i Klan Kosovës shpallet “Krijues i vitit 2024” në Komunën e Fushë Kosovës NULL NULL 19.12.2024 19:39 19.12.2024 19:39 Gazetari dhe prezantuesi i Klan Kosovës shpallet "Krijues i vitit 2024" në Komunën e Fushë Kosovës Gazetari dhe prezantuesi i Klan Kosovës Enis Reçica, është vlerësuar nga Komuna e Fushë Kosovës si “Krijues i vitit 2024” në vitin 2024. “Enisi u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e letrave dhe publicistikës, duke sjellë vepra të cilat kanë ndikuar pozitivisht në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar. Gjatë fjalës së tij falënderuese, Reçica u shpreh: “Ky çmim është një nder i madh për mua dhe një motivim për të vazhduar përkushtimin tim ndaj krijimtarisë artistike dhe pasqyrimit të vlerave tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e kësaj komune transmeton Klankosova.tv E për këtë Reçica u shpreh tejet i vlerësuar. “Ndjej një mirënjohje të thellë që puna ime shkencore dhe letrare gjeti një vlerësim kaq të lartë institucionale. Shpresoj që të tilla vlerësime të dhurohen për gjithsecilin meritor, për motiv shtesë, dhe mirënjohje ndaj punës së shkruar”, tha ai.