Gazetarët në Kosovë, të kërcënuar e shantazhuar NULL NULL 03.05.2015 11:04 03.05.2015 11:04 Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Instituti i Medias në Kosovë e mbështetur nga Ambasada Norvegjeze ka organizuar një takim në të cilin po diskutohet për lirinë e medias. Kryetari i Institutit të Medias, Fazli Veliu tha se çështja e lirisë së shprehjes vazhdon të mbetet brengosëse se dhe gazetarët vazhdojnë të jenë të kërcënuar e shantazhuar. Ky i fundit iu bëri thirrje institucioneve që të veprojnë për të hetuar kërcënimet ndaj gazetarëve. Nga ana tjetër, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Brathu tha se mediat në Kosovë dhe rajon vazhdojnë të jenë larg të qenit të kompletuar. Diplomati norvegjez në këtë takim potencoi se Kosova ka ligje të mira porse sipas tij ato duhet të zbatohen.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months