Gazetaren suedeze e puthin gjatë transmetimit live (VIDEO) NULL NULL 22.06.2018 15:04 22.06.2018 15:04 Një gazetare suedeze është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë transmetimi direkt në kuadër të Kampionatit Botëror. Malin Wahlbergit u detyrua të shmangte një tifoz suedez i cili i vendosi krahët rreth saj dhe e puthi gjatë një transmetimi në Nizhny Novgorod. Përkundër faktit që flokët e saj ishin shpupuritur dhe shqetësimit të tifozëve suedezë që kërcenin në sfond, ajo vazhdoi me profesionalizëm transmetimin, transmeton Klan Kosova. Me situatë të njëjtë u ballafaqua ditë më parë edhe një gazetare kolumbiane e cila u puth nga një tifoz rus në Saransk. Momenti kur gazetaren e puth ky tifoz suedez mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. http://www.dailymail.co.uk/news/article-5874157/Swedish-reporter-covering-World-Cup-grabbed-kissed-live-air.html