Gazetaren që nuk e ndal as stuhia (VIDEO) NULL NULL 07.12.2015 17:33 07.12.2015 17:33 Gazetarja e RTE Teresa Mannion gjatë raportimit të saj nga bregu Galway më 5 dhjetor bëri që ajo të quhet një “legjendë” në mediat sociale. Në video, Mannion mund të shihet tërësisht e lagur nga shiu i tmerrshëm, dhe duke luftuar për t’ju qëndruar erërave të forta të stuhisë, por ajo ende ka vazhduar me raportim duke mos u ndalur. Emri Mannion ishte hit në Twitter gjatë fundjavës, transmeton Klan Kosova. Kjo stuhi dhe erërat e forta kanë përfshirë veriperëndimin e Anglisë dhe Skocisë gjatë kësaj fundjave. Nga kjo stuhi shumë shtëpi mbetën nën ujë, shumë lumenj dolën nga shtrati, e shumë makina kanë ngec nën ujë, dhe rreth 60,000 shtëpi në veri kanë mbetur pa energji elektrike. https://www.youtube.com/watch?v=atPy23O54Bk