Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli NULL NULL 19.08.2022 18:00 19.08.2022 18:00 Gazeta kroate Index.hr ia ka dedikuar një artikull skuadrës Ballkani nga Suhareka. Sipas kësaj gazete online, të gjithë lojtarët e Ballkanit së bashku vlejnë sa një mbrojtës i klubit Hajduku, mirëpo si skuadër po bëjnë mrekulli, transmeton Klan Kosova. “Sipas Transfermarkt, e gjithë skuadra e Ballkanit vlen vetëm 3.9 milionë euro, që është 100 mijë më pak se vlera e vetëm mbrojtësit të ri të Hajdukut, Chidozie Awaziem. Megjithatë, Ballkani modest tani është vetëm një hap larg milionave dhe suksesit të historisë së Kosovës”. Kujtojmë se Ballkani ka fituar ndaj Shkupit me rezultat 2-1, duke ecur në hapa të sigurt drejt kualifikimit për Conference League. Fillimisht në epërsi kaloi Shkupi, por më pas Ballkani barazoi, ndërsa në pjesë të dytë shënoi edhe golin e dytë. Ballkani e pret Shkupin javën e ardhshme në ndeshjen kthyese, në të cilën do të mësohet kualifikuesi për në Conference League. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë