Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gattuso: Sistemi i kualifikimeve evropiane është i padrejtë

NULL NULL
16.11.2025 15:44

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, i ka bërë thirrje FIFA-s të ndryshojë sistemin e kualifikimeve të Kupës së Botës, pasi skuadra e tij u përball me një detyrë pothuajse të pamundur.

Kampionia e katërfishtë e botës, kanë nevojë për një fitore 9:0 kundër Norvegjisë të dielën për të arritur një kualifikim në Kampionatin Botëror.

Azzurri regjistruan fitoren e tyre të gjashtë në shtatë ndeshje të Grupit I të enjten, duke mposhtur Moldavinë 2:0.

Megjithatë, liderja Norvegjia, ka fituar shtatë nga shtatë ndeshjet, përfshirë një fitore 3:0 në përballjen direkte ndaj Italisë, duke u dhënë skandinavëve një avantazh të madh në diferencën e golave.

Kjo do të thotë që Italia duhet ta tejkalojë skuadrën e Stael Solbakken me nëntë gola në Milano për të siguruar një vend të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës 2026.

Italia, aktualisht e renditur e nënta në botë nga FIFA, tashmë ka humbur Kupat e Botës 2018 dhe 2022 pas humbjeve tronditëse në play-off ndaj Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut respektivisht.

Gattuso: Sistemi duhet të ndryshojë

Me kualifikimet shtesë që po afrohen përsëri, Gattuso beson se ndryshimet janë të nevojshme për të siguruar drejtësi në garë. Evropa ofron 16 përfaqësues në Kupën e Botës me 48 ekipe.

“Në kohën time, nënkampionët më të mirë shkonin direkt në Kupën e Botës, tani rregullat kanë ndryshuar”, tha Gattuso.

“Për të ndryshuar rregullat, duhet t’ua thuash atyre që organizojnë këto turne. Në vitet 1990 dhe 1994 kishte dy ekipe afrikane, tani janë nëntë. Nuk është e diskutueshme, por ka vështirësi dhe ne e dimë këtë.”

Gattuso më pas e krahasoi sistemin evropian me atë të Amerikës së Jugut.

“Nëse e shohim Amerikën e Jugut, ku gjashtë nga 10 ekipe shkojnë direkt në Kupën e Botës dhe e shtata shkon në një fazë eliminatore me një ekip nga Oqeania, kjo krijon keqardhje dhe një lloj trishtimi. Është një zhgënjim. Sistemi duhet të ndryshojë në Evropë”, tha trajneri i Italisë në një konferencë për shtyp.

lajme të ngjashme