Gatimet dhe ritualet për vitin e ri ne vende të ndryshme të botës NULL NULL 30.12.2017 11:00 30.12.2017 11:00 Viti i Ri është një festë që festohet në të gjithë botën. Çdo shtet ka ritualet dhe traditën e tij të gatimit. Ja si pritet Viti i Ri në disa shtete të tjera. Greqi: Në Greqi gatuhet ëmbëlsirë me monedhë të fshehur brenda. Kujt i bie monedha në pjesën e tij të ëmbëlsirës do të ketë mbarësi për vitin tjetër. Spanja: Ka traditën e 12 kokrrave të rrushit. Ata i fusin 12 kokrra rrush të ëmbël në një shkop dhe i shoqërojnë me shampanjë. Çdo kokërr rrushi simbolizon një muaj të mbarë dhe të ëmbël si vetë fruti. Austri dhe Kubë: Mishi më i preferuar është gici i pjekur. Sipas tyre, kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen. Skoci: Nëse në vendet e tjera shampanja është pija personifikuese e Vitit të Ri, në Skoci është uiski, shkruan noa.al, përcjellë Klan Kosova. Sipas tyre nëse një burrë i gjatë, i pashëm, ezmer është mysafiri i parë, atëherë do t’ju shkojë viti mbarë. Suedi dhe Norvegji: Për natën e Vitit të Ri është traditë të gatuhet puding me oriz, me një kokërr bajame brenda. Personit që i bie bajamja në pjatë do t’i ecë viti mbarë.