Gati për Kosovën, Valon Berisha shënon gol kundër Klagenfurtit NULL NULL 02.03.2025 17:45 02.03.2025 17:45 Valon Berisha LASK Ekipi i LASK Linzit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Klagenfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga të Austrisë. Gol në këtë ndeshje shënoi edhe futbollisti i Kosovës, Valon Berisha. Berisha realizoi në minutin e 14-të për t’i barazuar shifrat në 1:1. Mesfushori “dardan” luajti 64 minuta dhe më pas u zëvendësua. Bazuar nga të dhënat e faqes “flashscore”, ai u vlerësua me notë mjaft të lartë, 8.3 Goli i sotëm, ishte i treti për të në ligën elitare austriake. Po ashtu, ai i ka edhe katër asistime. TOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOR für den LASK! Valon #Berisha gleicht aus zum 1:1 ______________________________ 🟣⚪️SKA 1-1 ⚫️⚪️ASK #SKAASK #ADMIRAL 14′ — LASK (@LASK_Official) March 2, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days