Gashi: Specialja vetëm formalisht e Kosovës NULL NULL 08.02.2018 18:45 08.02.2018 18:45 Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale është vetëm formalisht e Kosovës dhe se nuk ka lidhje me të, njofton Klan Kosova. “Kjo gjykatë është vetëm ombrellë apo formalisht e Kosovës, se kjo me Kosovën as shkronjën e parë nuk e ka”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës. “Po çfarë me Kosovën, kjo nuk ka lidhje me Kosovë”. Ai po ashtu tha se dëshmitarët në Gjykatën Speciale gjenden jashtë territorit të Kosovës, dhe se rrjedhja e emrave të tyre do t’i rrezikonte ata para arrestimit të dikujt. “Një pjesë e madhe janë atje”, tha Gashi. “Dëshmitarët kryesorë janë jashtë territorit të Kosovës”. “Ajo dihet për shkak se pritet ndoshta me ditë, ndoshta me javë, por jo më tepër se muaj që të fillojnë arrestimet dhe gjykimet e para”. Madje, Gashi tha se nuk ka logjikë që dëshmitarët kryesorë dhe më të besueshëm të gjenden në Kosovë. “Dhe nuk ka logjikë që dëshmitarët kryesorë, më të besueshmit ,të cilët i kanë ushqyer me informata për krimet e supozuara që të jenë në Kosovë për shkak se Kosova është e vogël”. “Rrjedhja e emrit të dëshmitarëve do t’i rrezikonte ata definitivisht para arrestimit të dikujt”. “Pas arrestimeve unë besoj që dëshmitarët do të jenë të sigurt së paku këtë herë”.