Gashi premton zgjidhje për Teatrin Kombëtar (FOTO) NULL NULL 05.04.2018 11:07 05.04.2018 11:07 Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, së bashku me stafin e tij vizitoi Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe i ka parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohet tash e disa ditë ky institucion për shkak të ujërave të zeza. Gashit iu dëshmua se trupa e baletit dhe ajo e aktorëve e kanë të vështirë funksionimin nëpër salla e zhveshtore edhe për shkak të erës së keqe, për çka ai u tha se do të takohet edhe me kryetarin Shpend Ahmeti dhe organet përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje.