Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi: Populli befasues, skena politike nga zgjedhjet nuk ka ndryshuar

NULL NULL
23.10.2017 21:57

Analisti politik Astrit Gashi ka potencuar se këtë herë skena politike nga Zgjedhjet Lokale, aspak nuk ka ndryshuar.

Astrit Gashi duke komentuar zgjedhjet komunale të së dielës në Zona B ka deklaruar se nuk pati ndonjë ndryshim radikal të votës megjithatë sipas tij është befasuese nga populli të cilët në komunën e Prishtinës, sollën në balotazh Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Ndryshimi radikal i votës ka qenë kur Vetëvendosje ka qenë e treta por i ka shkel krejt, e në këtë rast nuk ndodhi”.

”Krahasuar me tre muajt e fundit, është ramje shumë e madhe”.

”Skena politike me këto zgjedhje nuk ka ndryshuar”.

”Këtu në Kosovë nuk është se fitojnë më të mirët. Asnjëherë nuk fitojnë e as nuk kanë fituar”.

”Nuk mund ta kuptojë popullin si para katër muaj më herët bën dridhje të skenës politike, e tre muaj më vonë kthehet në skenë ndryshe”, ka përfunduar ai, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme