Gashi (LDK): Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur NULL NULL 05.07.2025 20:02 05.07.2025 20:02 Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit duhet të bëhet në mënyrë të hapur. Në hyrje të Kuvendit për të marrë pjesë në vazhdimin e 42-të të seancës për konstitutim të Kuvendit, ai tha për këtë çështje ka gjykuar edhe Gjykata Kushtetuese. “Procedura formale juridike e votimit të kryetarit është vendosur për procedurë të hapur. Kështu ka gjykuar edhe Gjykata Kushtetuese. Ndryshimi i çdo procedure bëhet me mocion procedural. Më së pari duhet të bëhet shmangia nga rregullorja, me 2/3 të deputetëve të pranishëm, e pastaj ndryshimi i procedurës. Mendoj se është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë dhe duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë. Kryetari i kuvendit duhet të zgjidhet me votë të hapur”. I pyetur nëse po ndihet si sigurt pas alarmit të rrejshëm për bombë paraditen e sotme në Kuvendin e Kosovës, Gashi u shpreh: “Ndihem i sigurt. Policia e institucionet e sigurisë po e kryejnë punën e vet, por jo ne”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025