Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi: Kosova të përfaqësohet sa më suksesshëm në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

NULL NULL
18.06.2019 16:21

Ministri Kujtim Gashi ka takuar ekipin e Kosovës e cili do të marrë pjesë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” në Bjellorusi që do të mbahen nga 21 qershori deri më 1 korrik.

Gashi i inkurajoi sportistët pjesëmarrës që të prezantohen sa më suksesshëm në Bjellorusi.

“Pjesëmarrja dhe prezantimi i juaj në Bjellorusi nuk është përfaqësim i juaji personal por është edhe prezantim i shtetit të Kosovës atje. Suksesi i juaj në Minsk është një arritje edhe për ne në përgjithësi. Besoj se ne vendimmarrësit dhe politikbërësit duhet të mësojmë nga ju sportistët”, u shpreh ndër të tjera ai.

Ndërsa, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se në Minsk po shkojnë jo vetëm për pjesëmarrje por edhe për të arritur suksese maksimale.

Sportistët pjesëmarrës në Minsk e falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe i dhuruan fanellën e ekipit pjesëmarrës në këto lojëra evropiane./klankosova.tv/.

lajme të ngjashme