Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi: Faktori njeri – shkaktari kryesor i zjarreve në vend (VIDEO)

NULL NULL
18.06.2025 11:37

Pavarësisht rritjes së temperaturave gjatë verës, zjarret që po përfshijnë zonat pyjore dhe hapësirat e gjelbra në Kosovë nuk janë të lidhura vetëm me nxehtësinë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka deklaruar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM se shumica e zjarreve po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve, e jo thjesht nga moti i nxehtë.

“Temperaturat e larta mund të ndikojnë, por nuk janë gjithmonë shkaku kryesor. Shkaktari më i madh po rezulton të mbetet faktori njeri, sidomos nga pakujdesia”, tha Gashi, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti theksoi se këto zjarre jo vetëm që po shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, por po kërkojnë edhe angazhim të jashtëzakonshëm nga njësitë e zjarrfikësve, të cilët shpesh përballen me terrene të vështira dhe kushte të rrezikshme.

Intervistën e plotë, ndiqeni në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.