Gashi e Bahtiri flasin për situatën e sigurisë në Mitrovicë NULL NULL 18.04.2018 13:18 18.04.2018 13:18 Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në komunën e Mitrovicës. Më këtë rast, Gashi ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të MPB-sënë mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve. Ndërsa, kreu i Mitrovicës, e informoi të parin e MPB-së lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Mitrovicës, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria. Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe mundësisë për mbështetje të projekteve konkrete, transmeton Klan Kosova.