Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Garuesit kosovar pjesëmarrës në garën e Zagrebit

NULL NULL
11.06.2015 15:52
Garuesit nga Federata e Auto Sportit të Kosovës do të marrin pjesë në një garë të organizuar në Zagreb.

Kryetari i kësaj federate, Ismet Rexhepi ka thënë se janë të përgatitur që gjithçka atje të realizohet me sukses. Ai ka theksuar se sigurimi I fondeve dhe përgatitja e dokumentacionit ju ka shkaktuar pak telashe por që prapë kanë arritur që të organizohen.

Garuesit nga Kosova janë: Ismail Simoni, Burim Asllani, Përparim Dushi, Besfort Bunjaku, Valdet Krasniqi, Naim Dashaj, Bardhyl Canolli dhe Liridon Kalenderi.

Atje janë të ftuar nga kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kroacisë, Zrinko Gregurek.

Kjo u tha se është një mundësi e mirë për të parë nivelin e aftësive të garuesve kosovar në krahasim më ata kroat.

lajme të ngjashme