Garazhi tek Akademia e Shkencave kthehet në “Libër Akademik” NULL NULL 20.01.2016 13:36 20.01.2016 13:36 Godina në krah të djathtë të Akademisë së Shkencave, rreth 300 metra katrorë, e ndarë në tre mjedise të veçanta, prej kohësh ka funksionuar si garazh makinash. Gjatë paradites së djeshme, punonjësit që kanë marrë përsipër realizimin e projektit, për t’i kthyer këto hapësira në ambiente që do të zhvillojnë aktivitete për librin, ishin duke punuar normalisht. Të vetmet objekte që ruheshin brenda saj, ishin një makinë qepëse, (e cila mendohet se i përket periudhës së Zogut), një makineri e rëndë me të cilën janë lidhur librat dhe disa dollapë të mëdhenj. Arkitekti, Eltjon Belaj, është duke udhëhequr punimet dhe mendon se faza e parë e tyre do të mbyllet në muajin mars. Gjatë një bisede me të, Belaj, na shpjegon rikonceptimin e godinës, që ditën e inaugurimit do të emërohet “Libri Akademik”. Projekti është mbështetur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe fondacioni T.I.C.A. Në total do të shkojë rreth 35 mijë euro. Eltjon, prej disa ditësh jeni duke survejuar kthimin e garazheve, pranë Akademisë së Shkencave, në një hapësirë ku do të zhvillohen aktivitete për librin. Ç’mund të na thoni për këtë objekt? Ky objekt më parë është përdorur për grazhd, më pas kur nisi që të funksiononte Akademia e Shkencave, garazhet janë përdorur si magazinë librash. Kjo magazinë ishte në gjendje jo të përshtatshme për magazinimin e librave, prandaj u hodh ideja që kjo kërkesë të vihej në funksion tani që Akademia e Shkencave ka më shumë nevojë. Ky funksion tjetër, nuk është më magazinimi i librave, por krijimi i hapësirave për evente librash, për lexime apo për aktivitete të veçanta, sërisht për librin. Kështu lindi dëshira që të shndërrohen garazhet, normalisht me të njëjtën hapësirë që ka, pa e ndryshuar, por duke e kthyer në funksion, në ndihmesë të Akademisë së Shkencave. Përse është vendosur që të quhet “Libër Akademik”? Si godinë emrin do ta ketë “Libri Akademik”, por do të jetë e shkëputur nga Akademia e Shkencave, sepse nuk do të ketë administrator, por do të përdoret më shumë për aktivitete të veçanta. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=376850