Garat e shpejtësisë nuk mungojnë në Artmotion, në vikend vijnë Formula 1, 2 dhe Moto GP NULL NULL nga Arbon Flugaj 10.09.2021 13:00 nga Arbon Flugaj 10.09.2021 13:00 Përveç futbollit dhe basketbollit, platforma Artmotion do të vazhdojë me transmetime të shumta nga ngjarjet e tjera sportive duke i dhuruar shikuesve të saj platformën më të pasur sportive në vendin tonë. Nga e premtja e deri të hënën do të mund të ndiqni kualifikimet dhe garat në Formula dhe Moto GP. Formula 1 vjen të shtunën me kualifikimet e Çmimit të Madh të Italisë, kurse të dielën do të jetë dita e garës. Të dyja këto ngjarje do të transmetohen në kanalin Gurmania të platformës. Kualifikimet të shtunën me fillim nga ora 16:30 ndërsa gara të dielën me fillim nga ora 15:00. Formula 2 në anën tjetër do të ketë më shumë ngjarje, pasi të premten vjen me kualifikimet, pastaj të shtunën me Sprint Race 1 dhe 2 kurse të dielën me garën e madhe. Kualifikimet do të transmetohen në Art Sport 3 të premten nga ora 16:50 kurse Sprint Race 1 dhe 2 të shtunën në Art Sport 1 mund t’i ndiqni duke nisur nga ora 08:50 e mëngjesit e garën përfundimtare të dielën me fillim nga ora 10:25. Moto GP po ashtu do të pasurojë platformën Artmotion me garën për çmimin e madh të Spanjës. Të shtunën me fillim nga ora 12:35 kualifikimet transmetohen në Art Sport 3, kurse të dielën me fillim nga ora 11:00 gara do të jetë në transmetim të drejtpërdrejt në Art Sport 2. Komentatorë në këto evente do të jenë Blerand Hasanaj, Naim Selmani dhe Engjëll Bërbatovci.