Gara e automobilizmit, femrat kosovare provojnë shpejtësinë (VIDEO) NULL NULL 12.07.2015 20:33 12.07.2015 20:33 Në Prishtinë u organizua gara e automobilizmit për femra. Pjesëmarrëse në këtë garë ishte edhe kampionia e Kosovës në automobilizëm, Suzana Kuqi, por përpos kësaj të fundit, garuese ishte edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu. Deputetja doli e treta në garë prapa Kuqit dhe Besa Morinës, transmeton Klan Kosova. Këtë garë pjesëmarrëset e shohin si të mirëseardhur dhe mjaft sensibilizuese. Ato bënë me dije se do të vazhdojnë me organizime të tilla. Në fund të garës u ndanë edhe shpërblimet për fitueset. Vendi i parë u shpërblye me 200 euro, vendi i dytë me 150 ndërsa i treti me 100 euro. Kronikë nga Naim Selmani.