Ganimete Musliu nis ditën me foto të ish-presidentit Thaçi NULL NULL 22.04.2026 08:15 22.04.2026 08:15 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka nisur ditën me një postim për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë. Në faqen zyrtare të saj në Facebook, Musliu shpërndau një foto të Thaçit me vetëm një fjalë “Mirëmëngjesi”, transmeton Klankosova.tv. Ky postim vjen pasi gjatë ditës së martë, në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV-së Fatos Geci uroi dënim me burgim të përjetshëm për ish-kreun e PDK-së. Çitaku për “urimin” e deputetit Geci për dënimin e Thaçit: Duhet të ndiheni të turpëruar Haxhiu dhe Nagavci distancohen nga deklarimi i deputetit Geci