Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gandolfini kishte dashur ta rrahë Weinsteinin

NULL NULL
19.09.2022 22:42

Ylli i serisë Sopranos, James Gandolfini, ishte zemëruar aq shumë njëherë ndaj Harvey Weinsteinit, saqë e kishte kërcënuar se do ta rrahë.

Prishja mes tyre kishte ndodhur kur Gandolfini po xhironte filmin “Killing Them Softly” më 2012, e që për distributor kishte pasur kompaninë e Weinsteinit.

Këtë tregim e kanë rrëfyer bashkë-aktorët e tij në Sopranos, Steve Schirripa dhe Michael Imperioli në podkestin e The Joe Experience më 2020.

Një gjë e tillë kishte ndodhur pasi Gandolfini i urrente intervistat, ndërkaq Weinsteini po i bënte presion që ai të shkonte në emision te David Lettermani.

“Do ta rrah keq Harvey Weinsteinin! Nëse më thirr edhe një herë, do ta rrah si është më së keqi! Për aq sa më ka paguar, s’e bëj atë punë!” kishte thënë Gandolfini sipas Schirripas.

lajme të ngjashme