Galata sonte përballë Antalyasporit NULL NULL 14.03.2025 10:00 14.03.2025 10:00 Në Superligën e Turqisë në futboll, sonte do të përballen Galatasaray me Antalyasporin. Kreu i tabelës do të synojë të vazhdojë serinë pa humbje të ndeshjeve të fundit, me Antalyasporin që, ndonëse gjendet në vendin e 10-të, prëballjet e fundit i ka goxha pozitive, me vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit në Superligë. Ndeshja do të zhvillohet në Rams Park të Stambollit, ndërsa transmetohet në kanalin sportiv S1 të platformës Artmotion, me fillim nga ora 18:30. /Klankosova.tv